Çifti i njohur i rrjeteve sociale, Pranvera dhe Marjani, kanë ndarë një lajm të bukur me ndjekësit e tyre: familja e tyre do të zgjerohet me një anëtar të ri!
Ata janë në pritje të fëmijës së dytë dhe lajmin e kanë bërë publik përmes një videoje emocionuese, ku kanë zbuluar edhe momentin e veçantë kur kanë mësuar për shtatzëninë.
Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është reagimi i Marjanit. I pushtuar nga emocionet dhe gëzimi, ai shihet duke mbuluar fytyrën me duar, ndërsa Pranvera nuk e fsheh lumturinë.
Çifti ka zgjedhur një datë shumë simbolike për ta ndarë këtë lajm, pikërisht ditëlindjen e dytë të djalit të tyre, Janit.
“Dy vite më parë Jani na bëri prindër për herë të parë, e sot, në ditëlindjen e tij të dytë, po ndajmë me ju lajmin se së shpejti do të bëhet vëllai i madh”, kanë shkruar ata krahas videos.
Kështu, ditëlindja e Janit këtë vit u kthye në një festë të dyfishtë për familjen, e cila tashmë po pret me padurim ardhjen në jetë të bebit të dytë.


