Vetëm pak ditë pas nisjes së edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”, moderatori Ledion Liço ka bërë reagimin e tij të parë në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim të veçantë.
Përmes një fotografie të publikuar në Instagram, ku shfaqet i ulur në një ambient elegant përballë një televizori me simbolin e syrit të “Big Brother”, Liço ka shkruar: “Thonë që ju ka marrë malli…”
Kaq ka mjaftuar që postimi të ngjallë kuriozitet dhe të hapë diskutime mes ndjekësve. Komenti i tij vjen në një moment kur vëmendja e publikut është përqendruar te nisja e BBVK 5, ndërsa fansat presin me interes edhe edicionin e ri të “Big Brother VIP Albania”.
A është ky thjesht një mesazh për publikun apo një sinjal se BBVA 5 mund të jetë më pranë nga sa mendohet?
Deri tani, postimi i Ledion Liços nuk përmban një datë apo njoftim zyrtar për nisjen e spektaklit në Shqipëri. Megjithatë, zgjedhja e fjalëve dhe simbolika e fotografisë kanë bërë që ndjekësit të nisin menjëherë aludimet.
Për momentin, mbetet për t’u parë nëse ky reagim është thjesht një përshëndetje për fansat apo paralajmërimi i parë për rikthimin e “Big Brother VIP Albania”.


