Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5” po rriten dita-ditës, ndërsa një debat i ashpër mes Akilit dhe Adrianit ka përfunduar me ofendime personale, ngritje zëri dhe paralajmërime.
Gjithçka nisi kur Adriani akuzoi Akilin se po bënte shaka me traumën e Arlindës, duke iu drejtuar me fjalët: “Ti je i pafytyrë!”.
Akili nuk ia la mangët, duke iu përgjigjur: “Ndoshta jam i vogël, por burrërinë e kam të madhe”.
Debati mes tyre vijoi me thumbime dhe akuza të ndërsjella. Adriani e quajti Akilin të vogël, ndërsa ky i fundit ia ktheu me ironi: “Unë jam aq i madh, sa gjatësia jote më duket shumë e vogël”.
Situata u tensionua edhe më shumë kur Adriani e akuzoi Akilin se po përpiqej të merrte vëmendje dhe të krijonte situata për t’u bërë pjesë e diskutimeve gjatë spektaklit Prime.
Por momenti më i nxehtë i përplasjes erdhi kur në debat u përmend familja.
Akili reagoi menjëherë, duke ngritur zërin dhe duke paralajmëruar Adrianin që të mos e përsëriste më një gjë të tillë.
“Bëj kujdes me familje! Unë një mijë vjet me i bo, kurrë nuk ta prek. Ti e preke, kurrë më mos e bëj!”, iu drejtua ai.
Pavarësisht përpjekjeve të Adrianit për të sqaruar situatën, Akili vazhdoi të shprehte pakënaqësinë e tij.
“Nana ime rri në Shqipëri, o shok! Çka më intereson ku rri ti? Herën tjetër bëj kujdes me fjalët, kaq! A more vesh?”, tha ai me tone të larta.
Nga ana tjetër, Adriani këmbënguli se nuk kishte pasur qëllim ta fyente apo ta prekte në familje, duke u përpjekur të ulte tensionet.
Megjithatë, përplasja nuk përfundoi me kaq.
Akili i bëri Adrianit edhe një deklaratë të fortë që lidhej me nominimet dhe mundësinë e largimit nga shtëpia.
“Të priftë e mbara, të shtunën ki me na pa prej shpisë. Por, në qoftë se ia bën follow Bejtës, ti me mu kurrë shok s’ki me qenë. Kam me të respektu deri të premten”, u shpreh ai.
Kjo deklaratë ka tërhequr vëmendjen, pasi të dy banorët ndodhen në nominim dhe rrezikojnë të largohen nga gara.
Përplasja mes Akilit dhe Adrianit është një nga debatet më të tensionuara të këtij fillimsezoni të BBVK 5.
Mbetet për t’u parë nëse dy konkurrentët do të arrijnë të sqarohen apo nëse rivaliteti mes tyre do të vazhdojë të përshkallëzohet në ditët në vijim.


