Moderatorja e njohur Kiara Tito ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pas një deklarate për bashkëshortin e saj, këngëtarin Luiz Ejlli.
Gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit në Instagram, Kiara është përballur me një pyetje që lidhej me dashurinë dhe mbështetjen që Luizi shpreh publikisht ndaj saj.
“Si ndihesh që ke në krahë një burrë që bërtet me kaq të madhe që të do dhe është krenar?”, ishte pyetja që iu drejtua moderatores.
Kiara nuk ngurroi të përgjigjej, duke shprehur dashurinë dhe krenarinë për partnerin e saj.
Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte pjesa e fundit e përgjigjes, ku moderatorja përmendi karmën.
“E lumtur dhe krenare për burrin tim. Çdo gjë e ka kohën e vet. Dhe mos harroni, karma e gjen gjithmonë rrugën e saj”, shkroi Kiara.
Pikërisht kjo fjali ka lënë vend për interpretime, duke ngritur pikëpyetje nëse moderatorja po i drejtonte një mesazh të tërthortë dikujt.
Megjithatë, Kiara nuk ka përmendur asnjë emër dhe nuk ka dhënë detaje që ta lidhin deklaratën me një person apo situatë konkrete.
Kujtojmë se historia e dashurisë mes Kiarës dhe Luizit nisi gjatë edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, ku marrëdhënia e tyre mori vëmendje të madhe nga publiku.
Që prej asaj kohe, dyshja ka vazhduar të jetë ndër çiftet më të komentuara të showbiz-it shqiptar, duke ndarë herë pas here momente nga jeta e tyre familjare.
Ndërkohë, mesazhi i fundit i Kiarës ka rikthyer vëmendjen te marrëdhënia e saj me Luizin, por edhe te fjalia për karmën, ku mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një reflektim personal apo për një mesazh me një adresë të caktuar.


