Lajmi i fundit:

(Video) Dh*nohet Arjan Konomi nga “kushërinjtë e Linda Ramës”? Gazetari publikon pamjet

Arjan Konomi ka publikuar një video në Instagram, ku pretendon se është dhunuar fizikisht nga disa persona në një lokal pranë banesës së tij. Në reagimin e tij, ai ka ngritur akuza të rënda ndaj personave që i lidh me rrethin familjar të Linda Ramës, bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama.

Sipas rrëfimit të Konomit, ngjarja ka ndodhur gjatë natës, kur disa persona iu afruan me pretendimin se dëshironin të sqaronin një çështje me të.

Advertisements

“Si guxon të dërgosh kushërinjtë e tu të më zënë pritë mua natën poshtë banesës sime dhe të më qëllojnë me grushta?”, shprehet ai në videon e publikuar, duke iu drejtuar Linda Ramës.

Konomi pretendon se fillimisht personat janë ulur me të në tavolinë, por situata më pas ka përfunduar në përplasje fizike.

Advertisements

“Më futën në kurth, se thanë ‘do sqarohemi dhe do flasim pak’. Pastaj u ulën në tavolinë me mua, morën dhe gotën dhe u ngritën dhe më qëlluan”, rrëfen ai.

Në të njëjtin reagim, Konomi thotë se ngjarja ka ndodhur në prani të personave të tjerë dhe se ambienti ka kamera sigurie. Ai pretendon gjithashtu se ka marrë kërcënime me jetë.

“Njerëz që më kërcënojnë mua se do më vrasin po dola në Evropë”, deklaron ai, duke përshkruar situatën që thotë se ka përjetuar.

Gjatë videos, Konomi përdor gjuhë të ashpër ndaj Linda dhe Edi Ramës, duke pretenduar se incidenti lidhet me pakënaqësi të personave që ai i lidh me familjen e bashkëshortes së kryeministrit.

Deri më tani, pretendimet e bëra nga Konomi nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur. Nuk ka informacion të paraqitur për një reagim nga personat e përmendur apo për një qëndrim zyrtar të policisë lidhur me ngjarjen.