Moderatorja e njohur shqiptare, Bora Zemani, ka përcjellë një apel prekës në rrjetet sociale, duke kërkuar solidaritetin e qytetarëve për vogëlushin Sul Caka, vetëm 10 vjeç, i cili, sipas apelit të publikuar, po përballet me një problem të rëndë shëndetësor.
Përmes një postimi në Instastory, Bora ka ndarë historinë e djalit, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë në zemër dhe ka nevojë për ndihmë urgjente.
“Sul Caka është vetëm 10 vjeç dhe po lufton për jetën! Një sëmundje e rëndë në zemër po i rrezikon jetën dhe ai ka nevojë urgjente për ndihmën tonë!”, thuhet në mesazhin e shpërndarë nga moderatorja.
Krahas apelit, ajo ka publikuar edhe pamje të vogëlushit në spital, duke u bërë thirrje ndjekësve që të kontribuojnë për ta ndihmuar në këtë betejë të vështirë.
“Çdo kontribut, sado i vogël, është një shpresë më shumë për Sulin!”, thuhet më tej në mesazh.
Për të mbledhur ndihmat e nevojshme, është hapur edhe një fushatë në platformën GoFundMe, lidhjen e së cilës Bora Zemani e ka shpërndarë me ndjekësit e saj.
“Të bashkohemi të gjithë për t’i dhënë Sulit mundësinë të rritet, të ëndërrojë dhe të jetojë!”, është thirrja që shoqëron publikimin.
Apeli i moderatores synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të nxisë solidaritetin e qytetarëve për vogëlushin. Personat që dëshirojnë të ndihmojnë mund të informohen për fushatën përmes lidhjes së publikuar nga Bora Zemani.
https://www.gofundme.com/f/te-shpetojme-jeten-e-10-vjecarit-sul-caka



